Article / NDRYSHIM KOHESH

NDRYSHIM KOHESH

Maj 1942, Pallati mbretëror Tiranë. Në zyrën e tij, Mëkëmbësi i Përgjithshëm i Mbretit Perandor Viktor Emanuel III, shkëlqesia e tij Francesko Jacomoni di San Savino pret në audiencë një grup krerësh të shtetit shqiptar. Midis tyre shkëlqesat Eqerem bej Vlora ministrër i Tokave të Lirueme (I Kosovës), kryeministri Mustafa Kruja, Kryetari i Parlamentit Terenc Toçi, dhe Sulçe bej Bushati. E shkruar e gjitha me stilin dhe terminologjinë e kohës.

Ndërsa ata diskutojnë e bëjnë plane në sallat e Pallatit, askujt nuk i shkon mendja se çdo të binte mbi ta dhe mbi Shqipërinë vetëm 2 vjet më pas, për të vazhduar më tej për 5 dekada. Eqerem beu dhe Mustafai ja dolën të arratisen, vdiqën në arrati dhe me ta u varros edhe ëndrra për Kosovën e bashkueme. Ndërsa Toçi dhe Sulçe beu u pushkatuan në vitin 1945 dhe me ta u varros edhe ëndrra për Shqipërinë pa bolshevizmë.

Në foton e dytë, e njëjta sallë e Pallatit, sot. Ambjenti është po ai, mobiljet, librat në rafte. Ndoshta përreth vërtiten edhe shpirtrat e dikurshëm. Ajo që shihet në tavolinën e Mëkëmbësit, nuk është ndonjë hartë, po ta shihni me kujdes, shkruan “NEWSBOMB 10 VJET”. Ah, është torta e 10-vjetorit të një prej mediave të shekullit XXI. Të cilat kur dijnë ta bëjnë mirë punë e tyre, ja dalin të ndihin shoqërinë për t’u mbrojtur nga të njëjtat rreziqe si të një shekulli më parë. Rreziqet janë po ato, mjetet ndërrojnë me kohët. Shekull i ri tabiate të reja!